Osmani: Zoti e bekoftë Kosovën dhe Amerikën dhe partneritetin tonë

Osmani ka thënë se kjo marrëveshje e ofron Kosovën dhe SHBA-në drejt një sistemi të inovacionit, dhe sipas saj, promovon gjithëpërfshirje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Kongresin amerikan në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në më27 korrik 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Kongresin amerikan, në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë zëri më i fortë për Kosovën, duke shtuar se këto dy vende ndajnë një lidhje të fortë së bashku.

Tutje, ajo ka shtuar se ShBA-ja dhe Kosova duhet që të jenë pranë njëra-tjetrës në kohë të mira dhe të vështira, në mënyrë që të arrihet edhe më shumë së bashku në të ardhmen.

Sipas Osmanit, kjo marrëveshje e ofron Kosovën dhe SHBA-në drejt një sistemi të inovacionit, dhe sipas saj, promovon gjithëpërfshirje.

Të mërkurën e 27 korrikut, Kosova ka nënshkruar marrëveshjen me vlerë prej 236.7 milionë eurosh me Sfidat e Mijëvjeçarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(ShBA) për programin e energjisë.

Marrëveshja është nënshkruar nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe kryeshefja ekzekutive e MCC-së, Alice Albright.

Ndërsa nikoqir në këtë ceremoni ishin Gregory Meeks, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika