Osmani:Kosova është mishërim i demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas kërkesës së anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke e cilësuar Kosovën si mishërim të vlerave mbi të cilat bazohet KE

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës

Pas kërkesës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se Kosova është mishërim i demokracisë, të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit, vlera këto mbi të cilit tha se bazohet Këshilli i Evropës.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social ‘Facebook’, Osmani, tha se shpreson që do të përkrahet anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë.

“DEMOKRACI, TË DREJTA TË NJERIUT, SUNDIM I LIGJIT. Këto janë tri vlerat mbi të cilat bazohet Këshilli i Evropës. Kosova është mishërim i këtyre vlerave. Prandaj secili shtet që vërtetë beson dhe punon për këto vlera, do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”, ka shkruar Osmani.

Të enjten, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Aplikimin në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg, e ka bërë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla.

Nëpërmjet një video-adresimi, ministrja Gërvalla, ka konfirmuar se ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke thënë se shpreson për një përgjigje pozitive.

“Sot hapet një kapitull i ri për Kosovën në Këshillin e Evropës. Sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë, e cila do të kalojë nëpër instanca të ndryshme të Këshillit të Evropës, të Asamblesë Parlamentare dhe Këshillit Ministror. Kosova e meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës”, ka thënë ajo.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës. Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.

Kosova nis aplikimin për anëtarësim në Këshill të Evropës

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika