Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), dega në Skenderaj, ka bërë të ditur se i është bashkuar thirrjes së qendrës për të marrë pjesë në protestën gjithëpopullore që do të mbahet më 7 gusht në Prishtinë.
Përmes një njoftimi zyrtar, kryesia e degës në Skenderaj, e udhëhequr nga kryetari Emin Lati, ka mbajtur një mbledhje ku unanimisht është vendosur që të mbështetet organizimi i kësaj proteste, që synon të mbrojë dinjitetin e luftëtarëve të UÇK-së dhe në veçanti të krerëve të saj që, sipas organizatës, po përballen me padrejtësi historike në Gjykatën Speciale në Hagë.
“Të nderuar veteran të luftës çlirimtare të Kosovës UÇK-së. Familjar të dëshmorëve dhe invalid të luftës. Ju njoftojmë se kryesia e OVL-së, qendra, organizon protestë gjithëpopullore, në mbrojte të dinjitetit të luftëtarëve çlirimtar dhe ne veçanti, të krerëve të saji qe ballafaqohen me padrejtësisë Historike në gjykatën e Hagës. Pas këtij vendimi, OVL e UÇK-së, dega ne Skenderaj, qe udhëhiqet nga kryetari z. Emin Lati, mban mbledhjen e kryesisë dhe unanimisht nga gjithë anëtaret e kryesisë, mbështetet organizimi i kësaj proteste gjithëpopullore. Data e caktuar me 7 Gusht 2025, ditë e Enjte, ora 17:00, vendi i protestës, Prishtinë në sheshin “Skënderbeu” Thirrja është publike për Veteranet e UÇK-së dhe gjithë qytetaret e komunës së Skenderajt. Organizimi i rrugës, bëhet nga OVL e UÇK-së dega ne Skenderaj, me autobus drejt Prishtinës dhe anasjelltas. Koha e nisjes nga Skenderaj. datë 7 Gusht 2025 Ora 15:00, vendi Palestra Ilaz Kodra. Ju lutemi të përgjigjeni thirrjes për protestë paqësore”, thuhet në njoftim.