OVL-UÇK fton qytetarët për pjesëmarrje në protestën e nesërme në Prishtinë

Organizata e Veteranëve të Luftës ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën që do të mbahet nesër në Prishtinë, duke njoftuar se janë marrë lejet e nevojshme nga Komuna dhe Policia e Kosovës, si dhe është siguruar prania e një ambulance.

Nënkryetari i OVL-së, Gazmend Syla ka theksuar se folës do të jenë Hysni Gucati, Ali Ahmeti dhe një përfaqësues i familjes së një dëshmori.

“Në kuadër të organizimit të protestës fillimisht kemi kërkuar leje nga Komuna e Prishtinës për shfrytëzimin e hapësirave publike, po ashtu është njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila do të përkujdeset për mbarëvajtjen e protestës. Kemi edhe ambulancën. Kemi diskutuar edhe me qytetarët për angazhimet e autobusëve, pjesa logjistike ka përfshirë gjithçka, ka mbetur vetëm të fillojë protesta. Folësit e kësaj proteste do të jenë neveka Trump, organizatori Hysni Gucati, një bashkëluftëtar tonë Ali Ahmeti dhe një djalë dëshmori”, deklaroi Syla.

Ai ka ftuar qytetarët të shprehin mbështetjen për bashkëluftëtarët që po gjykohen në Hagë, duke theksuar se kjo është vetëm fillimi dhe protesta mund të vazhdojë në të ardhmen.

“I ftojmë të gjithë qytetarët që bashkëndjejnë me ne për ata bashkëluftëtarë që padrejtësisht po gjykohen në Hagë, të dërgojmë mesazh që bashkëluftëtarët tanë nuk janë vetëm dhe jemi gati t’i mbështesim. Ne kemi filluar me këtë protestë; ne do të vendosim se a do të ketë protesta të tjera, por sigurisht do të kemi”, ka thënë ai./EO

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika