OVL-UÇK: Më 7 gusht protestë gjithëpopullore për ish-krerët e UÇK-së

Shoqatat e dala nga lufta kanë paralajmëruar një protestë popullore më 7 gusht, në ora 17:00, në shenjë përkrahjeje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se protesta do të mbahet për shkak të, siç e ka quajtur ai, “papërgjegjësisë së institucioneve të vendit”, si dhe për faktin që Gjykata Speciale po shkel të gjitha të drejtat e të akuzuarve.

Ai theksoi se “kjo gjykatë është e papranueshme për popullin e Kosovës”, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestë.

“Për shkak të papërgjegjësisë së institucioneve të vendit ndonëse ende nuk janë formuar. Do të protestojmë për dhomat e specializuara e cila po I shkel të gjitha të drejtat. Ju e dini rastin e fundit që ka ndodhur me gardianin dhe ky nuk është I fundit ka qenë dhe një më herët që Gjykata Speciale përdor njerëz brenda për me diku në procesin gjyqësor e duke kontrolluar gjitha dokumentacionet që dërgon mbrojtja e të akuzuarve. Ky është rasti i dytë dhe para 3 viteve ka qenë një rast dhe tash është rasti I fundit me prokurorin që nuk ka qenë gardian por prokuror. Ju e dini që ajo gjykatë për ne është e papranueshme”, deklaroi ai.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, theksoi se protestat nuk janë presion ndaj drejtësisë, por reagim ndaj padrejtësive që, sipas tij, po u bëhen luftëtarëve të UÇK-së në emër të drejtësisë.

“Shpeshherë organizatat e dala nga lufta po atakohen padrejtësisht, kinse po bëjnë trysni në drejtësi apo po përzihen në punët e drejtësisë. Absolutisht jo. Ne gjithmonë kemi kërkuar drejtësi dhe kemi ngritur zërin vetëm atëherë kur është bërë padrejtësi, siç po ndodh edhe tani ndaj luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, u shpreh Jashari.

Ai kujtoi se padrejtësitë nuk kanë nisur me Dhomat e Specializuara, por janë bërë edhe më herët nga misionet ndërkombëtare si UNMIK-u dhe EULEX-i.

“Duke parë ligjin për Dhomat e Specializuara, të gjithë ata që kanë marrë armën, që i janë përgjigjur thirrjes së UÇK-së — madje edhe ata që e kanë dënuar luftën — janë futur në një aktakuzë të padrejtë. Kjo është gjykatë që nuk e kemi njohur kurrë. Ajo është ngritur mbi një raport të Dick Martyt dhe, për fat të keq, institucionet tona nuk kanë kërkuar kurrë argumentet e as faktet për pretendimet si trafikimi i organeve”, tha Jashari.

Sipas tij, mungesa e reagimit institucional dhe qëndrimit të qartë kundër kësaj gjykate, e ka detyruar shoqatat e dala nga lufta të organizojnë këtë protestë.

“Sikur të kishim institucione kredibile që e çmojnë dhe respektojnë sakrificën dhe luftën e drejtë dhe të pastër, kjo gjykatë mënyrën se si është ngritur është dashtë të jetë inekzistente. Edhe nga ky vend iu bëjmë thirrje që krerët, bartësit. udhëheqësit krijuesit e UÇK Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e të tjerët — po mbahen padrejtësisht. Besojmë se ata do të kthehen faqebardhë, sepse Kosovës i duhen, familjes së tyre i duhen, e kombit mbi të gjitha”, deklaroi ai.

Jashari u bëri thirrje qytetarëve, shoqërisë civile dhe spektrit politik që të bashkohen në protestën e 7 gushtit.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika