Pamje/Irani godet me raketa xhamitë historike të Izraelit

Një sulm raketor iranian, i cili goditi Haifën, dëmtoi xhamitë më të vjetra dhe të dytat më të vjetra të qytetit.

Sulmi dëmtoi Xhaminë Al-Saghir, të ndërtuar në vitin 1761 nga Zahir al-Umar, dhe Xhaminë e Madhe Al Jarina të Haifës, të ndërtuar në vitin 1775, por të zgjeruar nga Perandoria Osmane në vitin 1901, shkruajnë mediat e huaja.

Presidenti Isaac Herzog dënoi “sulmin e egër” ndaj “një qyteti që qëndron si simbol i bashkëjetesës midis hebrenjve, myslimanëve, të krishterëve, druzëve, çerkezëve dhe baha’i-ve”.

“Ata përpiqen të vrasin izraelitë të të gjitha besimeve – përfshirë myslimanët. Ne do t’i mbrojmë të gjithë izraelitët. Të gjitha besimet”, tha ai.

Shija e redaktorit

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Të fundit nga rubrika