“Paralajmërimet për vërshime”, Nura: Çdo intervenim në kohë do të mund t’i minimizonte dëmet

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka thënë se pushteti lokal, specifikisht komunat, i kanë kapacitetet e limituara nëse u bie të përballen me përmbytje nga shiu i shkallës së lartë sikurse ajo e janarit të vitit 2022.

Në emisionin “Rreth e Rrotull”, Nura ka rrëfyer se si periudha e janarit kur kishte vërshime ishte goxha sfiduese për komunën e Skenderajt.

“Pushtetet lokale kanë kapacitete të limituara përballë situatave të tilla, angazhimi i përbashkët në këto raste është komunikimi me autoritetet qendrore, përndryshe si autoritete qendrore i kemi mundësitë e vogla, po flas për periudhën e janarit, nuk e mbaj mend që kishte ndodhur një fenomen i tillë, ka qenë goxha sfidues”, ka thënë Nura.

Ndërsa se cilët janë shkaktarët e këtyre reshjeve, Nura ka thënë se sasia e reshjeve, ndonëse nuk ka qenë shumë e madhe, problemet ndërlidhen edhe me trajtimin e lumenjve, që do të duhej të ishte politikë e nivelit nacional.

“Sasia e reshjeve nuk mund të themi që ka qenë shumë e madhe, problemet ndërlidhen edhe me trajtimin e lumenjve, do duhej të ishte politikë e nivelit nacional. Sigurisht ajo që njihet si fuqi madhore, ndodhin edhe në shtete të fuqishme, çdo intervenim në kohë do mund të evitonte dëmet. Prurjet e ujit me sasi kaq të mëdha do duhej të studiohej si fenomen”, ka vijuar Nura.

Nura ka thënë se janë duke bërë gjithçka që është në dorën e tyre, që të ulet rreziku nga vërshimet e paralajmëruara si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit në rajonin e Skenderajt.

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika