Paralajmërohet ndalja e prodhimit të energjisë, Llumnica: Paga e kamarierit më e madhe se e punëtorit në KEK

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) po presin sinjalin e Sindikatës së Re të KEK për ta ndalur prodhimin, pasi që nuk po arrijnë që pagën e tyre ta rrisin.

Punëtori i KEK-ut Ragip Grajçevci ka paralajmëruar se do ta ndalin rrymën dhe do të hynë në grevë.

“Unë kam një kërkesë tuajën që du me ia shpreh sindikatës dhe menaxhmentit, vetëm le t’na caktojnë datën e grevës për me ndal KEK-un, me ndalë rrymën. Përndryshe, boll kryetari me kryesinë kanë bërë biseda të pandalshme por nuk u arrit qëllimi. Ne nuk vijna më para  KEK-ut. Kërkesë i bëjë sindikatës le të na caktojnë grevën se kur do ta ndalim prodhimin, e atëherë le të vijnë te ne e të na tregojnë a i rrisin pagat a jo”, tha ai, teksa dëgjoheshin zërat që rryma të ndalet para festave.

Por kryetari i Sindikatës së Re të KEK, Nexhat Llumnica tha se gjithçka do të jetë mbi baza ligjore.

“Sipas procedurave ligjore këtë do ta bëjmë por do të shkojmë me hapa ligjorë e mos të bëjmë gabime. Njejtë e kemi pasë me sindikatën e KOSTT që është brenda sindikatës së re të KEK, kështu do të vazhdojmë dhe ne sepse nuk kanë qare pa e ngrit pagën ose do të mbeten pa punëtorë sepse tregu i punës ka ndryshu”, tha ai.

Por Llumnica tregoi një bisedë me një nga kamarierët e një kafiterie në Prishtinë, ku i kishte thënë se paga e tij ishte 1 mijë e 100 euro, por që nuk marrin punëtorë pa përvojë.

E këtu ai thotë ta ketë vazhduar bisedën duke ti thënë “se përvojën për punën ku e kam, nuk po më paguhet”.

“Një kamarier më tha “sa e ke pagën? “, i thash “si nivel i lartë 890 euro”, tha ” unë e kam 1 mijë 100 euro”. Thash “a keni vend pune për ju”. Tha “prit se nuk mundemi me marrë pa përvojë”. O i thash ku e kam përvojën  unë nuk po paguajnë”, më tha “s’kemi çka me të bo”. Kështu ne pa frikë dhe modesti po kërkojmë djersën tonë dhe jo lëmoshë. Po kërkojmë atë që po prodhojmë, po prodhojmë shërbim jetik. Kur KEK nuk prodhon, Kosova po jetë pa drita. ne e dimë pse. Prandaj, ju bëjë lutje, thirrje nuk po kemi qef me dëmtu askush, as zhvillimin ekonomik, as vendin e as shtetin, qe besa shumë prej nesh këtu janë bashkëluftëtarë që kanë luftuar për këtë vend dhe nuk duan ta dëmtojnë këtë vend. Por nuk do të thotë që dikush duhet t’i shkel ata. Ne në tregun e punës e shohim një vullkanizer në sektorin privat pagë 1200-1300 euro…”, tha ai.

Në protestën e mbajtur para zyrave të KEK në Prishtinë, protesta filloi duke u lëshuar një deklaratë e Kryeshefit e të cilën e quajtën mashtrim.

“KEK vazhdimisht ka pasë një rritje të pagave çdo vit, por këtë vit e kemi më sfiduese mirëpo e dimë që edhe paga mesatare ne KEK është më e larta prej ndërmarrjeve publike”, dëgjohet të thotë kryeshefit.

E për këtë kryetari i Sindikatës së Re të KEK, Nexhat Llumnica ka thënë se ky është një mashtrim duke ironizuar se fjala e Kryeshefit nuk shkelet dhe se paga mesatare për ta duhet të jetë 1 mijë e 100 euro.

“Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës jo vetëm që nuk është i interesuar të zgjedh kërkesat e punëtorëve të KEK-ut por po na thotë që i keni pagat më të larta në Kosovës. Sigurisht se ai po e mendon shërbyes civil sikurse ndërmarrjet publike e aq më larg KEK që sot vdesin një për qind e stafit. Kreyshefi i KEK na tha që i keni mbi 1 mijë e diçka euro pagë mesatare. Ne sindikata e RE e KEK e dimë që mesatarja e pagës bazë është rreth 750 euro. Kam thënë që kam një surprizë, e ajo surprizë është mos me ia shkel fjalën Kryeshefit, pra nga këtu ne kërkojmë 1 mijë e 100 euro pagë mesatare. Për të mbetur kjo pagë mesatare 1 mijë e 100 euro, duhet të shtoheh edhe 350 euro për secilin punëtorë në bazë të pagës mesatare”, tha ai.

Llumnica ka thënë se nuk do të marrin pjesë në festën e fundvitit, meqë siç tha ai duan të festojnë bashkë dhe jo veç kryesia.

“Punëtorët e KEK-ut janë ata të cilët sfidojnë, rrezikojnë jetë dhe shëndet, janë ata të cilët kanë rrezikshmëri në punë dhe nuk iu paguhet. Janë ata që vdesin ën punë dhe nuk i merr parasysh askush, janë ata që gjithmonë sfidohen edhe për pajisje personale mbrojtëse, pro nuk e ndalin punën dhe prodhimin, dhe mos të kthesh kokën nga ta është keq. nuk na duhen ftesat për festë për fundvit sepse na dojna me festu të gjithë bashkë, dhe jo vetëm kryesia e Sindikatës. Prandaj, nga këtu iu bëjë me dije se fesat që na kanë dërgu për fundvit për të festu, ne nuk do të festojmë dhe do të solidarizohemi me ju. O festojna bashkë, o asnjë”, tha ai.

Nënkryetari i Sindikatës, Selajdin Gashi, njëherit inxhinier në KEK ka thënë se dikush është ka vjedhë e ka mashtron me KEK, pasi që thotë se prodhimi bëhet njësoj sikurse ëshë bërë gjashtë vite më parë, por i njejtë nuk është dhe çmimi. Ai tregon se gjashtë vjet më parë fatura e rrymës për të ishte 35 euro, e sot 60 euro.

“Kemi dalë me protestu për shkak se menaxhmenti i KEK-ut na ka rrejt që një vit se ka me na rritë pagën. E pamë rrenën që e lëshuam dhe publikisht, marre duhet me iu ardhë. Këta punëtorë këtu janë punëtorë shembullor për shkak se KEk është kompania më profitabile në vend dhe për çdo vit KEK i jep Qevrisë  25 milionë euro për tantiemë, d.m.th. qymyrin që nxjerrim  për qytetarët, ne si Korporatë i japin 25 milioën euro. Kjo është marre për qeverinë, menaxhmentin dhe gjithë. Nëse shpronësohet një autostradë, krejt njerëzit publikë vrapojnë se ky është aset shtetëror. A nuk është aset shtetëror energjia elektrike? A nuk është aset shtetëror rivitalizimi i Bllokut A3 dhe i B1 që janë modernizuar blloku B2, turbinat dhe gjeneratorët. Krejt këtë punë e kanë bërë punëtorët. Marre që nuk rriten pagat. Që gjashtë vitet e fundit, pavarësisht kush ka qenë drejtor i KEK-ut dhe bordit, energjinë elektrike që ne  e prodhojmë ja japim KEDS me 29 euro e 50 cent, d.m.th. 60 për qind të prodhimit ne e falim për qytetarët e Kosovës, ndërsa 40 për qind shitet në 35 euro. Pse? E bëjmë me qëllim mos me ngarku qytetarin. Për gjashtë vitet në KEK paga është rritur veç 120 euro, pavarësisht është dhënë nga një bonus i vogël. Para gjashtë viteve faturën energjisë e kisha pasë 30 euro, fatura jem e fundit është 60 euro. D.m.th. e mu ka shtrenjtu energjia 100 për qind. Që gjashtë vjet energjinë e japim njejtë. Dikush qëtu është tu rrejt e edhe ja vjedhë”, tha ai,

Xhelal Jashari derisa ka thënë se paga e punëtorëve të KEK-ut është e padinjitetshme ka treguar edhe  për refuzimin e ftesës për darkën e fundvitit, e për të cilën thotë se nuk do ta lejojnë që më djersen e punëtorit të bëhet festë.

“Kjo padrejtësi që po iu bëhet juve nuk ndodhë askush hic. Kjo padrejtësi bëhet nga këta njerëz që kanë paga mbi 4 mijë euro, kurse punëtori as 700 euro. Nëse menaxhmenti mendon se i kanë pagat e veta të larta, të larta nuk i kanë dhe punëtorët. Këta punëtorë duhet me pasë pagën minimale një mijë euro. Ne kishim një ftesë për  festim të një darke nga menaxhmenti që kushton qindra euro, ne refuzuam dhe nuk do të pranojmë sepse me djersen e punëtorit nuk bëjmë festa e darka. Ne do të  ju njoftojnë se kur do ta mbajnë atë darkë, dhe betohem se nuk do ta hanë ata bukë sepse është djersa e klasës punëtore. Nga këtu ju bëjë apel që këtyre  punëtorëve të mrekullueshme që i dhanë dritë Kosovës t’ua rrisin pagat. Pagat janë të padinjitetshme, të ulëta. Pagën e lartë e ka vetëm menaxhmenti…neve nuk na llogarisin njerëz të rendomë, na llogarisin sllavka, është e turpshme”, tha ai duke u bërë thirrje ose të rrisin pagën ose të largohen nga pozitat që ushtrojnë por nuk përfaqësojnë.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika