Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale parashihet të jenë mes 0 deri në 2 gradë Celsius, njofton Dukagjini.
Ndërkaq, temperaturat maksimale do të sillen mes 15 deri në 18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.