Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik vranësirat në viset e larta malore parashihen të sjellin riga dhe fjolla të dobëta bore, njofton Dukagjini.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 grade Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 -4 gradë Celsius.
Po ashtu do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.