Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHMK-ja bën të ditur se temperaturat do të lëvizin mes 5 deri në 15 gradë Celsius, njofton Dukagjini.
“Parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vlerat minimale do të lëvizin ndërmjet 5°C deri 7°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të regjistrohen nga 11°C deri në 15°C. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.