Pas dështimi të 35-të për konstituimin e Kuvendit, Basha: Deputetët e opozitës vijnë në Kuvend, por nuk votojnë – kjo s’ka kuptim

Dimal Basha, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur para mediave pas dështimit të 35-të të konstituimi të Kuvendit të Kosovës, duke e drejtuar gishtin nga opozita për mungesë të vullnetit për ta zhbllokuar procesin.

Ai tha se të gjithë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje po marrin pjesë aktivisht në përpjekjet për ta votuar kryeparlamentarin, ndërsa kritikoi opozitën për mospjesëmarrje efektive në votim, pavarësisht pranisë së tyre në sallë.

“Ne, si deputetë të VV-së, jemi zgjuar dhe kemi ardhur për të votuar. Nga opozita, askush nuk jep një arsye pse nuk votojnë, megjithëse vijnë, vishen dhe ulen në Kuvend. Të gjithë jemi përgjegjës për konstituimin e Kuvendit – dhe të gjithë duhet të veprojmë në mënyrë të barabartë”, deklaroi ai.

Basha u ndal edhe te votimi i fshehtë, për të cilin tha se është një nga opsionet që duhet të shqyrtohet me serioz, duke i bërë thirrje Gjykatës Kushtetuese që të dalë sa më parë me vendimin përkatës.

“Duhet të ketë një arsye kur deputeti vjen në punë dhe nuk e kryen detyrën e tij. Shpresoj që Gjykata Kushtetuese të japë një vendim sa më shpejt, sepse votimi i fshehtë mbetet një alternativë për zgjidhjen e kësaj situate”, përfundoi ai.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika