Pas dorëheqjes së u.d të drejtoreshës së RTK-së, kërkohet edhe dorëheqja e bordit

Dorëheqja e ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së përgjithshme të RTK-së, Zana Spahiu, është mirëpritur nga anëtarë të shoqërisë civile dhe Asociacioni i Gazetarëve. Por, ata po e konsiderojnë këtë si të pamjaftueshme. Tani po kërkohet edhe dorëheqja e bordit të RTK-së, pasi thonë se ai ka përgjegjësinë kryesore për të menaxhuar situatën. Me anëtarët e bordit ka provuar të flasë Dukagjini, por ata nuk kanë pranuar të deklarohen rreth punë së komisionit ad hoc të formuar për raportimin problematik të RTK-së para 5 ditësh

Pas zhvillimeve të fundit në RTK, ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së përgjithshme të transmetuesit publik, Zana Spahiu, dha dorëheqje nga pozita e saj.

Por megjithatë, kërkesa për dhënie të përgjegjësisë po vazhdojnë të bëhen edhe ndaj bordit të RTK-së, pas publikimit të një artikulli të mediumit boshnjak “Slobodna Bosna”, ku pretendohej se dy mediume kosovare paguhen nga Serbia.

Dorëheqja e Spahiut nuk po vlerësohet si e mjaftueshme nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

“Duhet parë si një veprim të lartë të integritet të saj profesional e personal edhe përkundër se ka qenë personi ose pozita me më së paku faj për skandalin e fundit që ndodhi. Nëse u ka mbetur vetëm pak kredibilitet, nëse kanë interes për ta ruajtur RTK-në, atë se çka ka mbetur nga ky institucion publik, të njëjtit do duhej të ofronin dorëheqje të parevokueshme. Kanë dështuar që përmes një procesi të drejtë ta emërojnë një drejtor i cilit është militant i VV-së dhe kanë dështuar që ta ruajnë paanshmërinë e RTK-së”, ka thënë Ehat Miftaraj.

Pritje që RTK-ja të mbajë përgjegjës gjithë zinxhirin e individëve që kanë marrë vendimin për publikimin e raportit, ka edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Tashmë është e njohur publikisht që përgjegjësinë e ka marrë Drejtori i Televizionit RTK1, Rilind Gërvalla, dhe ai duhet të jetë njeriu që duhet të largohet nga drejtimi. Ai, në radhë të parë, duke qenë aktivist shumë vjeçar i Vetëvendosjes, asnjëherë nuk duhej të emërohej në atë pozitë, për shkak të ndikimit të dukshëm politik. Përgjegjësinë kryesore për të menaxhuar situatën e ka Bordi i RTK-së, dhe nëse nuk mund ta menaxhojë situatën duhet që edhe Bordi të japë dorëheqjen”, ka thënë Xhemaj Rexha.

Raportimin e RTK-së e kanë shfrytëzuar zyrtarë të lartë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, për të sulmuar dy mediumet e përmendura.

Megjithatë, bashkëpartiaku i tyre Glauk Konjufca, që është kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka injoruar gjatë ditës pyetjen për këtë çështje.

“Këtë pyetje dërgoma me shkrim, ndoshta të përgjigjem, sepse sot po duam t’ia ruajmë 26 Korrikut dinjitetin e vet”, ka thënë Konjufca.

Për të trajtuar përgjegjësinë editoriale në këtë rast, bordi i RTK-së ka krijuar një komision ad hoc.

Megjithatë, nga i njëjti kanë refuzuar të japin përgjigje mbi punën e komisionit dhe kohën kur ai pritet të dalë me ndonjë përfundim, me arsyetimin se do të ndërhyhej në punën e tij.

Dorëheqja e Spahiut do të jetë efektive nga 30 korriku, e pak para saj lirimin nga detyra e ka kërkuar edhe redaktori i atij edicioni qëndror të lajmeve, Jeton Musliu.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika