Pas eliminimit nga Botërori, trajnerit të Spanjës nuk i vazhdohet kontrata

Luis Enrique nuk do të jetë më trajneri i Përfaqësueses së Spanjës, ka njoftuar Federata Spanjolle e Futbollit, të enjten

Luis Enrique





Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, është larguar nga pozita e tij, pas eliminimit në fazën e 16-të të Kupës së Botës “Katar 2022” nga Maroku.

Këtë e ka bërë të ditur Federata Spanjolle e Futbollit, raporton Sky Sports.

Njoftimi i tyre ka konfirmuar se kontrata e Enrique, e cila do të skadojë në fund të vitit, nuk do të rinovohet.

Spanja u eliminua nga Kupa e Botës në fazën 1/16-ta nga Maroku me penallti

Spanja pësoi një dalje zhgënjyese në 1/16 e fundit në turneun e Katarit, pasi humbi të martën në penallti ndaj Marokut.

Enrique ka thënë pas ndeshjes se ai ishte fajtori për humbjen. 52-vjeçari ishte në krye të Spanjës që nga viti 2018.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika