Pas Leposaviqit, edhe Zubin Potoku voton pro anëtarësimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës

"Pas Komunës së Leposaviqit edhe Komuna e Zubin Potokut i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës, përmes votimit që sapo ndodhi në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut", ka njoftuar nënkryetari i Vetëvendosjes në Mitrovicë të Veriut, Alban Uka

Komuna e Zubin Potokut

Pas Kuvendit komunal të Leposaviqit, edhe ai i Zubin Potokut ka votuar pro anëtarësimit në në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Vetëvendosjes në Mitrovicë të Veriut, Alban Uka.

“Pas Komunës së Leposaviqit edhe Komuna e Zubin Potokut i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës, përmes votimit që sapo ndodhi në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut”, ka shkruar Uka.

Sipas procedurave, vendimet e kuvendeve komunale do të dërgohen në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, për vlerësim të ligjshmërisë dhe pastaj pritet të dërgohet tek Asociacioni i Komunave të Kosovës për shqyrtim.

Ndryshe, më 22 gusht, edhe Mitrovica e Veriut është anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Leposaviqi voton pro anëtarësimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika