Pas një mosmarrëveshjeje në trafik, i dyshuari sulmon babë e bir – Arrestohen dy persona në veri

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pas një rrahjeje që ndodhi sot në rrugën “Milan Shuflaj” në veri të Mitrovicës.

Sipas njoftimit, rreth orës 12:50, zyrtarët policorë kanë intervenuar pas një mosmarrëveshjeje në trafik, që eskaloi në dhunë fizike.

Në lidhje me rastin, është arrestuar N.B. (39 vjeçar), i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy persona (baba e bir). Viktimat kanë marrë trajtim mjekësor dhe më pas janë liruar.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është inicuar rasti për “Lëndim i lehtë trupor” dhe ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Gjithashtu, në stacionin policor është paraqitur vëllai i të dyshuarit, N.B. (46 vjeçar), i cili kishte fyer viktimat.

Në bazë të ligjit për kundërvajtje, ndaj tij është shqiptuar tiketë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika