Seanca e lënë në gjysmë vitin e kaluar, në rastin kundër të akuzuarve për sulmin terrorist në Ibër Lepenc do vazhdojë të hënën.
Në këtë rast janë tre të akuzuar për sulmin terrorist që ndodhi në nëntor të 2024.
Jovan Viqentijeviq i cili është i akuzuar për spiunazh, së bashku me vëlluan Dragisha Viqentijeviq akuzohen edhe për rrezikim të rendit kushtetues e armëmbajtje pa leje.
Për veprën e fundit i akuzuar është edhe Igor Dimoviç.
Pas refuzimit të kërkësës së avokatit të Jovan Viqentijeviq, që të përjashtohet prokurori që hetoi këtë rast, Bekim Kodraliu, seaca e shqyrtimit fillestar është caktuar për të hënën e 16 shkurtit.
“E di se ndoshta nuk u pëlqen hetimi që unë kam zhvilluar në këtë rast por i njoftojë palët që sulmi terrorist ka qenë sulm profesional, dhe ka qenë i koordinuar në mënyrë të përsosur”, ka theksuar Bekim Kodraliu – Prokuror.
Në fillim të këtij viti, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj ka refuzuar kërkesën e avokatit, për përjashtim nga rasti penal.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se kërkesa e mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit special nga rasti penal në fjalë është refuzuar”.
Në seancën që pritet të mbahet nesër, do të lexohet aktakuza ndaj të akuzuarve, e më pas secili ka të drejtë të deklarohet rreth fajësisë nëse e pranon apo jo. Për shpërthimin që ka ndodhur më 29 nëntor të 2024 në fshatin Varagë të Zubin-Potokut Prokuroria speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë për këtë rast në më 9 dhjetor të 2025 ndaj tre personave.
Për këtë aktakuzë, ekspertizë është kryer edhe nga Byroja Federale amerikane e Hetimit, FBI, duke dhënë prova të forta që lidhin të akuzuarit me sulmin terrorist.
Ky ishtë sulmi i dytë terrorist në Kosovë, pas atij që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator të 2023.
Edhe për atë rast tre persona janë duke u gjykuar, por që shumë të tjerë përfshirë edhe kreun e grupit, Milan Radoiciq vazhdojnë të jenë në arrati e të pa kapshëm nga institucionet e drejtësisë.