Pas shkatërrimit të digës Kakhovka, Ukraina evakuon mijëra banorë

Ukraina ka vazhduar me evakuimin e banorëve, shkaku i rrezikut për përmbytje masive pasi Rusia shkatërroi një digë

Një imazh satelitor tregon Damn Nova Khakovka në rajonin Kherson. (Reuters)

Ukraina është duke evakuuar mijëra njerëz të mërkurën, pasi sulmi në digën Kakhovka ka rezultuar me vërshime të mëdha.

Dhjetëra fshatra tashmë i ka marrë uji i lumit Dnipro dhe ka shqetësime për katastrofë humanitare.

Washingtoni ka paralajmëruar se shumë njerëz mund të vdesin, derisa Rusia dhe Ukraina e kanë fajësuar njëra-tjetrën për sulmin në digë.

Diga i ndan forcat ruse dhe ato ukrainase në jug të Ukrainës.

Kievi ka thënë se shkatërrimi i digës – kontrollin e së cilës e ka pasur Rusia prej nisjes së luftës – ka qenë tentim i Moskës për të penguar ofensivën e shumëpritur ukrainase.

Megjithatë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ky rast nuk do të ketë ndikim në kundërofensivë.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka mbajtur një takim urgjent të martën, me kërkesë të Rusisë dhe Ukrainës.

“Lajmet e sotme tregojnë se gjendja e njerëzve në Ukrainë vetëm sa do të përkeqësohet”, ka thënë zyrtari i lartë i OKB-së për Çështje Humanitare, Martin Griffiths, shkruan BBC.

OKB-ja ka paralajmëruar se mijëra njerëz mund të preken nga incidenti.

Njerëzit në Herson janë në kërkim të territoreve me lartësi më të madhe, teksa lumi Dnjepër shtrihet në qytet.

Autoritetet ukrainase kanë thënë se 17.000 njerëz janë evakuuar dhe një total prej 24 fshatrash janë vërshuar.

“Rreth 40.000 mijë njerëz janë në rrezik të vërshimeve”, ka thënë prokurori i Përgjithshëm, Andriy Koston.

Diga Kahovka, me lartësi prej 30 metrash dhe gjerësi prej 3.2 kilometrash, është ndërtuar më 1956 në lumin Dnipro, në kuadër të hidrocentralit Kakhovka.

Ky rezervuar e furnizon me ujë Gadishullin ukrainas të Krimesë, të cilin e ka aneksuar Rusia më 2014, si dhe centralin bërthamor në Zaporizhzhia, i cili, po ashtu, është nën kontrollin rus.

Rezervuari ka ujë në sasi prej 13 kilometrash kub – sasi e përafërt me Liqenin e Madh të Njelmët në shtetin amerikan, Utah.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Evakuohen banorët nga Hersoni pasi Rusia shkatërron një digë

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika