Pas sulmeve në Kiev, liderët e G7 do të mbajnë një takim virtual

Pas sulmeve ruse në kryeqytetin e Ukrainës, liderët e G7 dhe presidenti i ShBA-së, Joe Biden do të mbajnë një takim online për të mbështetur Ukrainën

Ilustrim, liderët e G7 Foto: lemde.fr





Të martën e 11 tetorit, liderët e G7 do të mbajnë një takim online për të diskutuar breshërinë e sulmeve të së hënës anembanë Ukrainës, e sidomos në Kiev.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe presidenti i ShBA-së, Joe Biden dhe kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.

Ata pritet të ritheksojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën në këtë situatë të luftës.

Po ashtu, në takim do të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ndryshe, të hënën pas sulmeve të para në Kiev, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se do të mbajë një takim urgjent me G7 dhe se do të mbajë një fjalim.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se ka folur me kancelarin gjerman, Olaf Scholz i cili aktualisht mban presidencën e G7 dhe se Scholz kishte rënë dakord të mbante një takim urgjent të këtij grupi.

“Fjalimi im është planifikuar, në të cilin do të tregoj për sulmet nga Rusia”, ka thënë Zelensky.

“Ne diskutuam gjithashtu çështjen e rritjes së presionit mbi Rusinë dhe ndihmën në rivendosjen e infrastrukturës së dëmtuar.”, ka vijuar ai.

Ndryshe, në mëngjesin e së hënës së 10 tetorit, mbi dhjetëra civilë janë vrarë e shumë të tjerë janë plagosur si rezultat i sulmeve me raketa në Kiev.

Pas sulmeve në Kiev, Zelensky thërret mbledhje urgjente me G7





Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika