Pas takimit me Escobar, Kurti i dërgon ftesë për takim Haradinajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka ftuar në takim liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka ftuar në takim liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili pritet të mbahet këtë të premte.

Kjo ftesë për liderin e AAK-së, vjen pas takimit të Kurtit me të dërguarin special të ShBA-së, Gabriel Escobar. Kreu i Qeverisë ka thënë se në këtë takim janë diskutuar shumë tema, si partneriteti ndërmjet dy vendeve, progresi dhe reformat në Kosovë, procesi i dialogut e shumë të tjera.

Escobar është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku edhe theksoi marrëdhëniet e mira në mes të ShBA-së dhe Kosovës.

Po ashtu, Escobar pritet që të takohet edhe me krerët e partive opozitare këtë të mërkurë.

Në lidhje me ftesën e Kurtit, Portali Dukagjini, është munduar të kontaktojë me liderët e partive opozitare si dhe me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, por deri në momentin e raportimit nuk ka pasur përgjigje.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika