Pas takimit me Osmanin, Escobar e Lajçak nisen të takojnë liderët opozitarë

Takimi i Escobar dhe Lajçak me presidenten Osmani tashmë ka përfunduar. Të dërguarit do vazhdojnë takimet e tyre me liderët opozitarë

Pas më shumë se një ore, ka përfunduar takimi në mes të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe atij të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas takimit, asnjëra palë nuk është deklaruar për media, derisa të dy emisarët janë drejtuar drejt zyrës së BE-së në Prishtinë. Ata pritet të takohen me tre liderët opozitarë.

Në zyrat e BE-së kanë mbërritur, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Pas takimit me liderët opozitarë, dy emisarët do të zhvillojnë edhe një takim me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Ende pa përfunduar takimi në mes të dy emisarëve dhe partive opozitare, në zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka mbërritur edhe Goran Rakiç, kryetar i Listës Serbe.

Takimi në mes të Rakiçit e emisarëve pritet të fillojë pas takimit të opozitës.

Vizita e tyre në Kosovë, ajo e Lajçak dhe Escobar, po zhvillohet pas një jave me zhvillime në komunat në veri të vendit, aty ku pati protesta si pasojë e zgjedhjes së kryetarëve të rinj, të cilët nuk po lejoheshin të hynin në objektet e komunave nga protestuesit.

Mbrëmjen e së hënës, Lajçak dhe Escobar kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti. Këtij të fundit ia kanë shprehur tri kërkesat e ndërkombëtarëve për të depërshkallëzuar situatën në veri.

Pas Kosovës, dy emisarët do të shkojnë në Serbi.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika