Pas tensioneve të fundit në veri, Kurti bën thirrje për më shumë trupa të KFOR-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për një medium gjerman ka bërë thirrje që të rritet numri i trupave të KFOR-it në Kosovë pas tensioneve të fundit në veri. Ai gjithashtu tha, “Ushtarët gjermanë janë sigurisht të mirëpritur në Kosovë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës ka bërë thirrje për më shumë trupa të KFOR-it.

Sipas Kurtit, një rritje e ushtarëve dhe pajisjeve ushtarake të NATO-s do të përmirësonte sigurinë në Kosovë dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Një rritje e konsiderueshme e ushtarëve dhe pajisjeve ushtarake të NATO-s në vendin tonë do të përmirësonte sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti për mediumin gjerman “WELT”.

Kurti theksoi se kjo rritje do të mbështeste përpjekjet e shtetit të Kosovës në aspektin e mbrojtjes.

“Një rritje e numrit të ushtarëve në forcën paqeruajtëse të NATO-s KFOR do të mbështeste përpjekjet tona të mbrojtjes.”

Kurti tha, “Ushtarët gjermanë janë sigurisht të mirëpritur në Kosovë”, duke komentuar gjithashtu personat pas barrikadave të ngritura në veri të Kosovës.

“16 barrikada në katër komunitete veriore të Kosovës dhe burra të veshur me maska ​​mbi fytyrë dhe shenja të forcës mercenare “Wagner” dhe “Ujqërit e natës” në uniformat e tyre të errëta, ndërsa valëvitnin flamuj me mbishkrimin ‘Lutju Zotit dhe mbaju fort pas Rusisë’ e bëjnë të qartë nevojën për trupa shtesë të NATO-s, sikurse edhe grumbullimi i trupave dhe artilerisë serbe përgjatë kufirit me Kosovën dhe deklaratat e vazhdueshme ogurzezë nga shtetet serbe dhe ruse”.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika