Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se janë ndaluar dy persona në Çair.
Policia sqaroi se nuk ka arrestime por vetëm ndalime.
Dy personat janë ndaluar pasi kanë qëndruar aty edhe pas votimit derisa është bërë me dije se nuk ka procedurë.
Nga KSHZ thanë se nuk kanë informacione për rastin në fjalë, teksa shtuan se në mbarë territorin e vendit procesi i votimit po zhvillohet normalisht dhe pa ndonjë problem.
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, deri në ora 15:00 votuan 31,16% e votuesve