Pas zgjerimit të aktakuzës, pranohen edhe 12 ”viktima” në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

12 viktima janë pranuar për të marrë pjesë në procesin gjyqësor që do të zhvillohet në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Sipas gjykatësit të procedurës paraprake, 12 viktimat do të bëhen pjesë e procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Sipas tij, viktimat kanë pësuar dëme si rezultat i drejtpërdrejtë i krimeve të pretenduara në aktakuzën e ndryshuar dhe i ka pranuar ato si viktima pjesëmarrëse në procedurë.

“Më konkretisht: (a) Viktima 21/06 është viktimë e drejtpërdrejtë e persekutimit, burgimit/arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm arbitrar, akteve të tjera çnjerëzore, trajtimit mizor dhe torturës, që pretendohet se janë kryer në [REDAKTUAR]. Duke vënë në dukje se viktima 21/06 pretendon gjithashtu se është viktimë e krimeve të kryera të dyshuara në vitin 2004, gjyqtari i procedurës paraprake kujton se krime të tilla nuk bien në sferën kohore të akuzave ose në juridiksionin e përkohshëm të Dhomave të Specializuara”, shkruhet në vendim.

Më tej, gjyqtari ka konstatuar se disa nga viktimat janë viktima indirekte të persekutimit, burgimit, arrestimit apo një ndalimi të paligjshëm ndaj një anëtari të ngushtë të familjes.

“Gjyqtari i procedurës paraprake vëren se edhe viktimat 44/06, 45/06, 46/06 dhe 47/06 pohojnë se nuk dihet fati i familjarit të tyre. Në lidhje me këtë, gjyqtari i procedurës paraprake vëren se anëtari i familjes nuk është në mesin e viktimave të vrasjes ose zhdukjes me forcë të përmendur në aktakuzën e ndryshuar dhe për rrjedhojë, vrasja dhe/ose zhdukja e pretenduar e anëtarit të familjes bie jashtë fushëveprimit të akuzës”, thuhet më tej, në vendim.

Raporti bën të ditur se në mesin e viktimave ka edhe viktima të drejtëpërdrejta dhe të tërthorta të burgimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, akteve të tjera çnjerëzore, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes, që dyshohet se është kryer kundër tij dhe një anëtari të ngushtë të familjes, i cili përmendet si viktimë, në aktakuzën e ndryshuar.

Raportohet për dëmtime mendore të viktimave si anëtar të viktimave të drejtëpërdrejta.

Në fund të raportit të Gjykatës, thuhet se kjo e fundit ka miratuar aplikimet e viktimave 21/06, 44/06, 45/06, 46/06, 47/06, 53/06, 54/06, 55/06, 56/06, 57/06, 58/06 dhe 59 /06 dhe ka urdhëruar  që masa mbrojtëse e anonimitetit sipas rregullit 80 (4) (e) (i) të rregullores t’iu jepet viktimave 21/06, 44/06, 45/06, 46/06, 47/06, 53/06, 54/06, 55/06, 56/06, 57/06, 58/06 dhe 59/06.

Prokuroria është duke pretenduar se katër të akuzuarit e lartcekur kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë dhe Semishtë.

Zgjerimi i aktakuzës për ish-krerët e UÇK-së po konsiderohet si zvarritje e procesit

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika