“Pastrimi” reagon ashpër ndaj Komunës së Prishtinës: Po rrezikohet shëndeti publik

Kompania Rajonale “Pastrimi” Sh.A. ka reaguar ashpër ndaj qasjes së Komunës së Prishtinës, duke e cilësuar si thellësisht shqetësuese trajtimin që po i bëhet ndërmarrjes publike në pronësi të vet komunës.

Në reagimin e publikuar, “Pastrimi” bën të ditur se pavarësisht kërkesave zyrtare dhe paralajmërimeve për përmbushjen e obligimeve financiare, borxhet e komunës ndaj kësaj ndërmarrjeje vazhdojnë të mbesin të papaguara. Më shqetësuese sipas tyre është fakti se zyrtarët komunalë, përfshirë kryetarin Përparim Rama dhe drejtorin e Shërbimeve Publike, Bekim Bestrovci, kanë refuzuar takimet me ndërmarrjen publike dhe kanë zgjedhur të negociojnë në mënyrë të njëanshme me kompani private.

Sipas deklarimeve të fundit nga vetë komuna, tashmë është arritur një marrëveshje me një ose dy kompani private në vlerë prej 2 milionë euro, ndërkohë që resurset dhe automjetet e “Pastrimit” mbesin të papërdorura, duke pësuar dëme financiare të konsiderueshme.

“Veprimet e komunës duhet të zgjojnë reagimin e të gjitha institucioneve të drejtësisë. Kjo qasje jo vetëm që dëmton rëndë ndërmarrjen publike dhe punëtorët tanë, por është një shenjë alarmante e shpërfilljes së interesit publik dhe transparencës në menaxhimin e shërbimeve komunale,” thuhet në reagim.

“Pastrimi” paralajmëron se vendimet e tilla jo vetëm që cenojnë qëndrueshmërinë financiare të ndërmarrjes, por për më tepër, rrezikojnë seriozisht shëndetin publik për shkak të pamundësisë për të ofruar shërbime të rregullta.

Në fund të reagimit, kompania kërkon urgjentisht takim me autoritetet komunale, duke theksuar se janë të gatshëm për dialog në çdo kohë, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje që respekton interesin publik.

“Mos na pamundësoni shërbimin, na lejoni t’ju shërbejmë qytetarëve!” – përfundon reagimi i ndërmarrjes publike.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika