Pasuria e deklaruar e ministrit Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit se posedon një banesë 84.00 m2 në vlerën prej 100 mijë eurosh

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit se posedon një banesë 84.00 m2 në vlerën prej 100 mijë eurosh të blerë me kredi në 2015, dhe 10 ari tokë të trashëguar nga familja në 2020, në vlerë prej 100,000.00 eurosh.

Të dyja këto pasuri, Çeku i ka deklaruar në emër të bashkëshortes.

Në formularin e deklarimit të pasurisë, ai gjithashtu ka deklaruar edhe një veturë në vlerë prej 27 mijë eurosh të blerë me kredi në 2023-ën, edhe kjo në emër të bashkëshortes.

Po në emër të bashkëshortes, ministri Çeku ka deklaruar edhe shoqërinë tregtare (SHPK) “Development Solutions LLC” në 100 % pronësi të aksioneve në vlerë prej 1,000.00 eurove.

Çeku nuk ka deklaruar nëse posedon letra me vlerë apo kriptovaluta, por ka deklaruar se posedon 1,538.72 euro paga të gatshme (mujore, depozita/kursime) në njërën nga bankat e Kosovës.

Ndërsa, detyrime financiare në emër të bashkëshortes ka deklaruar, 2,500.00 euro (Kredit kartele); po ashtu një kredi tjetër (Kredit kartele) në vlerë  1,500.00 euro;  22,228.30 euro detyrim-kredi për blerjen e veturës dhe 1,700.00 euro kredi të tjera.

Ndërsa, në emër të tij, Çeku ka deklaruar pagën prej 1,630.18 eurosh që merr nga MKRS-ja.

Në formular, Çeku nuk ka deklaruar të hyra në emër të bashkëshortes./Kallxo.com

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika