Pavarësia e vendeve afrikane që solli rilindje kulturore

Pas pavarësisë së vendeve afrikane një ndjenjë rilindjeje kulturore përfshiu shumë prej këtyre vendeve. Kjo periudhë ishte një kohë krijimtarie dhe çlirimi

Fotoilustrim. Foto: Precious Adesina

Pas pavarësisë së vendeve afrikane një ndjenjë rilindjeje kulturore përfshiu shumë prej këtyre vendeve. Ishte një kohë krijimtarie dhe çlirimi, shkruan Precious Adesina.

Kur Sanlé Sory u fotografua për kartën e tij të identitetit në vitin 1957, ai u befasua kur zbuloi se sa e shtrenjtë ishte, gjë që i dha atij idenë për të filluar biznesin e tij.

“I pagova rreth 25 mijë franga dhe një shishe uiski për një fotografi ganez, Kojo Adamako, për t’u bërë nxënësi i tij për rreth dy vjet,” i thotë fotografi Burkinabe Sory për BBC Culture. “Ky ishte fillimi i një karriere të re, pikërisht kur vendi im do të bëhej i pavarur”. Nga mesi i viteve 1960, Sory kishte hapur “Volts Photo”, një studio fotografie në Bobo-Dioulasso, qyteti i dytë më i madh në Burkina Faso.

Në fillim të karrierës së Sory në vitin 1960, 17 kombe afrikane ishin bërë të pavarura. Në vitet që pasuan, studiot fotografike u ngritën duke dokumentuar si parazgjedhje sesi secili vend “përqafoi” çlirimin.

Fotoilustrim. Foto: Sanlé Sory

“Kishte një ndjenjë të plotë lirie në atë kohë dhe shumica e njerëzve e shikonin me përçmim të kaluarën koloniale të vendit të tyre. Ata donin të ishin vetvetja,” thotë Sory. Puna e tij dhe imazhet e studios nga fotografë të tjerë në të gjithë kontinentin në atë kohë mund të gjenden në Afrikën Moda, një ekspozitë në Muzeun Victoria dhe Albert të Londrës.

Shfaqja eksploron modën në të gjithë Afrikën nga mesi i shekullit të 20-të e deri më sot, duke parë fotografinë, tekstilet, muzikën dhe artet pamore. Por nuk ka të bëjë vetëm me stilin, transmeton BBC Culture.

“Qëllimi ynë, përmes ekspozitës, është të përdorim modën si një katalizator për t’i dhënë audiencës sonë një paraqitje të shkurtër të morisë së kulturave dhe historive në kontinent,” thotë kuratorja kryesore, Dr. Christine Checinska.

Ekspozita ka filluar me epokën e pavarësisë në Afrikë, dhe i dërgon shikuesit në një udhëtim prej andej e deri më sot dhe modën që po shfaqet aktualisht nga kontinenti. Ndërsa, pjesët bashkëkohore përfshijnë vepra nga etiketa nigeriane Orange Culture që sfidojnë idetë e “rrobave mashkullore” si dhe veshjet me porosi.

“Ne fillojmë në epokën e pavarësisë sepse, për shumë, ajo mishëron krenarinë për të qenët me ngjyrë dhe afrikan,” thotë Checinska.

Periudha e dekolonizimit ishte një kohë e rilindjes kulturore afrikane, me shumë njerëz që përdornin mediumin e tyre për të eksploruar marrëdhëniet e tyre me vendin e tyre.

“Natyrisht, njerëzit po përqafonin mundësinë për të formuar identitetin e tyre. Ata ndjenin lirinë për të shprehur veten pa qenë nën syrin e kolonializmit,” thotë David Hill, pronar i hapësirës fotografike “David Hill Gallery” në Londrën Perëndimore.

Të fundit nga rubrika