PDK e LDK bashkohen për balotazhin në Mitrovicë, Arian Tahiri: Ky është koalicioni i fitores

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka njoftuar arritjen e marrëveshjes për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për balotazhin e 19 tetorit.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri tha se kjo marrëveshje është në funksion të interesit të qytetit dhe bashkëpunimit për një të ardhme më të mirë në Mitrovicë.

“Marrëveshja e koalicionit që nënshkruam me Lidhjen Demokratike të Kosovës është një premtim për qytetin tonë. Është një dëshmi se kur zgjedhim të bashkohemi dhe të veprojmë me një qëllim të përbashkët, Mitrovica gjithmonë fiton. Qyteti ynë ka nevojë për bashkëpunimin dhe energjinë e çdo qytetari, pavarësisht prejardhjes apo bindjeve politike”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka theksuar se ky është një koalicion për qytetin dhe për qytetarët e tij, duke e cilësuar atë si “koalicionin e fitores”.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika