Shaqir Totaj do të vazhdojë të jetë kryetar i Prizrenit edhe për katër vitet e ardhshme.
Bazuar në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me 97.46% të vendvotimeve të numëruara, Totaj kryeson me 24,711 vota, ndërsa kandidati i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, ka marrë 21,100 vota.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shpallur fitoren së bashku me Totajn, duke garantuar se Prizreni do të vazhdojë procesin e transformimit dhe zhvillimit në mandatin e ardhshëm.