“PDK-ja ka empati për shtetin” – Behrami: Ofruam zgjidhje, por nuk i nënshtrohemi arrogancës së Kurtit

Artan Behrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka thënë se PDK ka marrë pjesë në takimet e thirrura nga Kurti dhe ka qenë shumë fleksibile, duke ofruar edhe zgjidhje.

“Pra, PDK-ja ka dalë përtej vijave të kuqe, përtej vetes, vetëm për të zhbllokuar këtë proces [konstituimin e Kuvendit]… në mënyrë që të adresojmë shumë sfida të politikës së brendshme dhe politikës së jashtme. Por, nëse ka qytetarë që mendojnë se ne duhet t’i nënshtrohemi arrogancës së një njeriu, unë mendoj se ata nuk e njohin PDK-në”, ka thënë ai.

“Me 48 numra që i ka në Kuvend janë të mjaftueshme për me shku në opozitë, por nuk janë të mjaftueshme për me pas kaq shumë arrogancë, kaq shumë fyerje, kaq shumë përçarje”, ka shtuar ai.

PDK gjatë kësaj kohe ka luajtur rol proaktiv, ka thënë Behrami, dhe sipas tij “ka dëshmuar që është një parti që ka empati për këtë shtet”.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika