PDK-ja, pjesë e takimit të Këshillit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës

Partia Demokratike e Kosovës po merr pjesë në takimin e Këshillit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE), i cili është organizuar pas zgjedhjeve në Bashkimin Evropiane.

Në këtë takim që po mbahet në Vilnius të Lithuanisë, PDK-ja po përfaqësohet nga Sekretarja e Përgjithshme, Vlora Çitaku dhe Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj.

“Dy javë pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, partitë anëtare të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE), po diskutojnë për lidershipin e ardhshëm të institucioneve të Bashkimit Evropoan, me fokus të veçantë për pozitën e Kryeministres Kaja Kallas, e cila pritet të jetë Përfaqësuese e Lartë për politikë të jashtme të BE-së. Gjithashtu, delegatët e Këshillit të ALDE kanë mirëpritur edhe vendimin për emerimin e Mark Rutte në krye të NATO-s. Të dy këta vijnë nga familja politike e ALDE”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Këtë takim Çitaku dhe Nikaj janë duke e shfrytëzuar edhe për “të lobuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës”.

“Gjatë qëndrimit në Vilnius, delegacioni i PDK-së ka zhvilluar takime me lidershipin e ALDE dhe partive anëtare për të siguruar mbështetjen e vazhdueshme për rrugën evropiane të Kosovës, me fokus të veçantë në Këshillin e Evropës dhe statusin kandidat në BE”, thuhet tutje në njoftim.

 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika