Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Drenas ka reaguar pas përhapjes së një lajmi të rremë, i cili pretendonte se kjo degë kishte thirrur një konferencë për media.
Në një njoftim, PDK në Drenas e ka cilësuar këtë informacion si të pavërtetë dhe të shpërndarë nga persona të paautorizuar.
“Sot është shpërndarë një lajm i rremë me titull “Dega e PDK-së në Drenas thërret konferencë për media”.
Ju njoftojmë se kjo nuk është e vërtetë dhe se dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas nuk ka dërguar një njoftim të tillë. Nëse persona të paautorizuar kanë keqpërdorur qëllimisht emrin tonë, ju ftojmë që paraparakisht ta verifikoni burimin e lajmit, për të mos shkaktuar konfuzion në opinionin publik.
Theksojmë se e vetmja degë e PDK-së në Drenas është ajo që udhëhiqet nga kryetari legjitim i degës, Petrit Hajdari”, thuhet në njoftim.