PDK padit ZRRE-në, kërkon anulimin e vendimit të liberalizimit të tregut të energjisë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një padi kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke kërkuar anulimin e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

Sipas PDK-së, ky vendim i ZRRE-së është marrë pa ndjekur një proces ligjor të drejtë dhe gjithëpërfshirës, dhe tashmë po shkakton pasoja të rënda për mbi 1,300 biznese vendore dhe 140,000 punëtorë, duke rritur çmimet, inflacionin dhe duke rrezikuar falimentimin e shumë ndërmarrjeve.

Deputeti Abelard Tahiri ka shkruar në Facebook, se PDK ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të këtij vendimi, për të parandaluar dëmet që po shkaktohen çdo ditë, duke u bazuar në ligjin për konfliktet administrative.

 “Në këtë proces, PDK ka vepruar si palë paditëse me legjitimitet të plotë ligjor, në mbrojtje të interesit kolektiv të qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës. Vendimmarrja e Zyrës së Rregullatorit për Energji ka cenuar jo vetëm të drejtat ligjore të konsumatorëve që tejkalojnë qarkullimin prej 10 milionë euro në vit apo që punësojnë mbi 50 persona, por ka goditur edhe drejtpërdrejt interesin ekonomik të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

PDK ka theksuar se ZRRE ka përdorur vetëm një njoftim të thjeshtë dhe jo një vendim administrativ për të imponuar ndryshimet, duke shmangur kështu kontrollin gjyqësor.

Një kompani private kishte kërkuar më parë pezullimin e këtij vendimi, dhe Gjykata Komerciale e ka aprovuar këtë kërkesë.

PDK  ka njoftuar se do të vazhdojë betejën ligjore për mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe sektorit privat në Kosovë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika