Peci për objektin në Ulpianë ngjitur me AAK-në: Asnjë veprim nga Prokuroria Speciale – Do t’ia kthej Ministrisë

Me një video tjetër të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Ministri i Bujqësisë Faton Peci ka deklaruar se pavarërisht denoncimit të tij lidhur me objektin para të cilit shfaqet në video, asnjë veprim nuk është ndërmarrur nga Prokuroria

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është paraqitur para një objekti në lagjen ”Ulpiana” të Prishtinës e për të cilin thotë se Prokuroria nuk ndërmori asnjë veprim, ndonëse objekti ishte denoncuar nga ministri.

Me një video tjetër të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Peci ka deklaruar se me mosreagimin e Prokurorisë Speciale, veprimtaritë e paligjshme po vazhdojnë të jenë prezente.

“Që nga viti 2012 në këtë objekt dhe përreth tij ushtrohen shumë veprimtari të paligjshme. Për të gjitha këto dukuri, tjetërsimin e dyshimtë të pronave, aneksimin, ndërtimet e vrazhda brenda objektit të Institutit Bujqësor të Kosovës para afër një viti, unë kam denoncuar publikisht dhe ia kam ofruar të gjitha provat Prokurorisë së Shtetit. Përkundër pritjes sonë afro njëvjeçare, asnjë veprim nuk është ndërmarrë. Protagonisti kryesor, drejtori aktual i Institutit bën sflilata në studio televizive dhe kërcënon me padi titullarin e institucionit, ndërsa në qendër të Prishtinës në ‘Ulpianë’ qëndron si ‘Luan’ objekti i korrupsionit dhe i zhvatjes së tij. Mirëpo, ky nuk është protagnositi i vetëm. Përveç kësaj, për afër 11 vite, 5 ish-ministrat e bujqësisë përveç se nuk e kanë ndërmarrë asnjë veprim në parandalimin e abuzimeve dhe shfrytëzimit të pronës së Minsitrisë së Bujqësisë, ata madje i kanë lejuar edhe veprimet e tjera.”, ka deklaruar Ministri Peci.

Ndryshe, ky i fundit ka deklaruar se këtë objekt do t’ia kthejë Ministrisë.

“Dje duke u bazuar në përgjegjësitë e mia ligjore dhe kushtetuese, kam marrë vendim që objektin prapa që është pronë e Ministrisë së Bujqësisë, t’i rikthehet titullarit në shfrytëzim”, ka deklaruar ministri.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika