Peci: Rendimentet e grurit mund të mbulojnë rreth 70 për qind të tregut

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se niveli i rendimenteve të grurit për këtë vit është rreth katër tonë për hektar, nga 66 mijë sosh sa kanë qenë të mbjella.

Ai ka thënë se nëse kalkulojnë me numrin e popullsisë, ky nivel i grurit mund të mbulojë rreth 70 për qind të tregut vendor.

Peci, në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, tha se s’ka vend për shqetësim sa i përket furnizimit me grurë, pasi edhe ka stabilizim të tregjeve ndërkombëtare.

“Këtë vit Kosova ka rekordin e të mbjellave në të gjitha kulturat, posaçërisht në sektorin e drithërave. Mbi 66 mijë hektarë janë të mbjella vetëm me grurë, niveli i rendimentit sillen diku afër 4 tonë për hektar Nëse i kalkulojmë me numrin e popullsisë dhe standardet ndërkombëtare sa kërkon konsumimi ditor, ne me këto të mbjella nëse e gjithë sasia e grurit dedikohet vetëm për konsum të qytetarëve, mund të themi se kemi diku rreth 70 për qind të mbulueshmërisë së tregut. Mirëpo, ka shumë raste kur fermerët nuk zgjedhin të deponojnë sasinë e grurit, por e përdorin për kafshë ose shpezë. Ajo çka mund të them është se nuk ka vend për shqetësim, tashmë kur kemi edhe një stabilizim të tregjeve ndërkombëtare”, ka theksuar ai.

Në anën tjetër, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka thënë se forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës është pikë strategjike e tyre.

Ajo ka thënë se nuk është përfaqësuese e Bashkimit Evropian për të ditur se kur mund të largohen masat ndëshkuese ndaj Kosovës, por nënvizoi se Kosova i ka ndërmarrë të gjitha hapat që burojnë nga marrëveshja e Bratisllavës për shtensionimin e situatës në veri dhe se tashmë po presin përgjigje nga BE-ja.

“Një prej pikave kryesore në rrugëtimin tonë strategjik është forcimi i subjektivitetit tonë ndërkombëtar dhe avokimit për të mbrojtur Republikën e Kosovës. Kjo është puna jonë e përditshme në baza ditore që ne komunikojmë me të gjitha shtetet njohëse dhe jonjohëse që me avancu rolin e Kosovës, por edhe të njëjtën kohë me plasu qëndrimin e Kosovës përmes misioneve tona diplomatike dhe konsullore”, ka theksuar ajo./KSP

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika