Peleshi: Trupat tona po japin një kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë

"Trupat tona po japin një kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë. Me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre të palëkundur, ata po shërbejnë pa u lodhur përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë për të siguruar një mjedis të sigurt", ka deklaruar ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, ka thënë se ushtria shqiptare po jep kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Peleshi ka thënë se këto trupa të ushtrisë me profesionalizëm dhe përkushtim po shërbejnë pa u lodhur përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë.

“Trupat tona po japin një kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë. Me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre të palëkundur, ata po shërbejnë pa u lodhur përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë, për të siguruar një mjedis të sigurt. Këtë e tregon më së miri pjesëmarrja në dy stërvitjet e fundit COBWEB dhe GOLDEN SABER. Të përkushtuar të ruajmë një nivel të lartë të gatishmërisë operacionale dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë”, ka shkruar Peleshi.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika