Zyrtarë të Pentagonit i kanë bërë të ditur Kongresit amerikan se vetëm gjatë javës së parë të luftës janë shpenzuar rreth 6 miliardë dollarë nga fondet publike.
Sipas një raportimi të New York Times, prania ushtarake e Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme është rritur ndjeshëm, duke arritur në mbi 50 mijë trupa të dislokuara në rajon.
Në këtë angazhim përfshihen dy aeroplanmbajtëse dhe rreth një duzinë anijesh luftarake, ndërsa dhjetëra bombardues dhe avionë luftarakë janë në rrugë për t’u vendosur në zonë, në kuadër të forcimit të pranisë ushtarake amerikane.