Për 16 vjet, rreth 57 mijë kosovarë hoqën dorë nga shtetësia

Rreth 57 mijë kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia, nga fillimi i vitit 2008 e deri në fund të 2023-ës

Rreth 57 mijë kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia, nga fillimi i vitit 2008 e deri në fund të 2023-ës. Sipas MPB-së, arsyeja kryesore për kërkesë për lirimin nga shtetësia është moslejimi i dy shtetësisë në shtete të ndryshme, kryesisht të BE-së.

Kërkesat për lirim nga shtetësia po vazhdojnë edhe gjatë këtij vitit, teksa numri i kosovarëve që janë liruar nga shtetësia është treshifrorë. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nora Fetoshi, e cila tregon numrin e qytetarëve që kanë hequr dorë apo edhe kanë fituar shtetësinë e Kosovës nga 1 janari i vitit të kaluar.

“Nga 1 janari e deri më 12 shkurt 2024 nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar 329 persona. Gjatë kësaj periudhe shtetësinë e kanë fituar 61 persona. Ndërsa, gjatë gjithë vitit 2023 nga shtetësia janë liruar 3 mijë e 98 persona, kurse shtetësinë e Republikës se Kosovës e kane fituar 708 persona”, tha ajo.

Nga viti 2008 deri në fund të vitit 2023, nga shtetësia e Kosovës janë liruar 57 mijë e 155 persona, tha Fetoshi, duke shtuar se për periudhën e njëjtë kohore shtetësinë e kanë fituar 3 mijë e 568 persona.

Ndërkohë, zëdhënësja e MPB-së tregoi për Radio Kosovën arsyet kryesore që i shtyjnë kosovarët që të kërkojnë lirimin nga shtetësia.

“Arsyet e heqjes dorë nga shtetësia e Republikë së Kosovës, është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësinë përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian. Duke pasur parasysh që një numër i madh i shtetasve tonë jetojnë tashmë me vite në këto shtete e një numër i madh edhe kanë lindur në këto shtete dhe si rezultat i kësaj, kanë fituar të drejtën e fitimi të shtetësisë dhe janë të obliguar të lirohen nga shtetësia e mëparshme, në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi ”, tha Fetoshi.

Referuar të dhënave të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, të vitit 2011, numri prej 57 mijë e 155 personave që kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare është rreth 7 mijë më i madh se numri i përgjithshëm i popullsisë në tri komunat e regjionit të Ferizajt: Kaçanikut, Hanit të Elezit dhe Shtërpcës, të cilat së bashku kanë rreth 50 mijë banorë./RTK

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika