Çdo titull i secilit zhanër të pëlqyer të librave mund të blihet me 23 për qind zbritje në Librarinë më të madhe, “Dukagjini”.

Ditëlindjen e 23, lexuesit dhe klientët e saj kjo librari ka vendosur të i shpërblej me zbritje të volitshme.

Por se si përfitohet nga kjo zbritje dhe cilat janë oraret që duhet ndjekur kanë treguar vetë punëtorët e kësaj Librarie.

“Atëherë sot për nder të 23 vjetorit të Librarisë kemi bo një zbritje njëzet e tre përqind deri në ora shtatë e gjysëm sot ndërsa për zbritje të tjera vazhdimisht postojmë në rrjete sociale në Instagram dhe Facebook”, ka thënë Ajda Muhaxheri.

Kjo zbritje që përkon me aktivitete të shumta gjatë kësaj periudhe i ka bërë klientët e që të jenë edhe më afër institucionit më madh të librave në nivel vendi.

“Unë domethënë jam lexues i librit poashtu edhe klient i Librarisë Dukagjini qysh në moshën fëminore dëshira për librin ka qenë tek unë qysh në vegjëli që nga shkolla”, klienti Dren Kashandolli.

Libraria Dukagjini përveç se është lideri i kulturës së librit në Kosovë, sipas Agon Ahmetit drejtor i Qendrës ETEA ajo ka kontribuar mjaft shumë edhe në ngritjen e vetëdijsimit mbi të lexuarit në Kosovë.

“Veq prezenca e saj në shesh edhe kështu një ambient tërheqës për të gjithë kalimtarët besoj që duke ekspozu librin duke ekspozu kulturën e leximit padyshim se ka ndikim në ngritjen e të lexuari”, ka thënë Ahmeti.

Libraria Dukagjini dhe Instituti ETEA së fundmi kanë bërë një anketë rreth lexueshmërinë së Kosovë, ku 7.6 për qind e qytetarëve lexojnë 13 libra, e që i bie pak me shume se një libër brenda një viti.