Për herë të 34-të, deputetët mblidhen në sallë për konstituimin e Kuvendit

Pas 33 tentimeve të dështuara, këtë të enjte, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për herë të 34-të me radhë në përpjekje për ta konstituuar legjislaturën e nëntë.

Edhe në këtë seancë pritet të vihet në rend dite formimi i komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit – një hap që ka dështuar vazhdimisht për shkak të mungesës së konsensusit mes partive politike.

Që nga seanca konstituive e mbajtur më 15 prill, përfaqësuesit politikë nuk kanë arritur t’i tejkalojnë ndarjet, duke mos zgjedhur kryetarin dhe pesë nënkryetarët e Kuvendit – hap i domosdoshëm për formimin e institucioneve të reja.

Partitë opozitare në legjislaturën e kaluar – PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe – kanë refuzuar që të propozojnë anëtarë për komisionin, duke penguar kështu votimin e fshehtë për kandidaten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu. Kjo e fundit nuk ka arritur të marrë 61 votat e nevojshme në votim të hapur.

Ndërkohë, çështja e mënyrës së votimit është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, me kërkesën për pezullim të seancave derisa të merret një vendim.

Pavarësisht kësaj krize që po zgjat tashmë mbi katër muaj pas zgjedhjeve, subjektet politike vazhdojnë të mos i afrojnë qëndrimet.

Derisa LDK ka propozuar formimin e një qeverie të unitetit, ky opsion është refuzuar nga LVV-ja, ndërsa PDK dhe AAK mbeten të hapura për një koalicion qeverisës mes partive që ishin në opozitë në mandatin e kaluar.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika