Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) ka bërë të ditur se në orën 15:15 Policia e Tetovës ka ndaluar qarkullimin pranë fshatit Rogaçevë.
Sipas autoriteteve, masa është marrë për sigurinë e shoferëve, pasi zjarri i përhapur në zonën e fshatrave Rogaçevë dhe Jazhincë ndodhet shumë pranë rrugës.
Më herët, Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se zjarri mes fshatrave Jazhincë dhe Rogaçevë është jashtë kontrollit, ndërsa ekipet e zjarrfikësve ndodhen në terren duke punuar për shuarjen e tij.