Për t’i shpëtuar sulmit të qenve, polici gjuan me armë zyrtare në Vushtrri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor në Vushtrri është sulmuar nga një tufë e qenve endacakë dhe për t’i shpëtuar sulmit e lëndimeve është detyruar të përdorë armën zyrtare.

Siç njofton Policia, zyrtari policor ka shkrepë një plumb dhe se nga shkrepja e armës nuk është rrezikua askush.

“Një zyrtar policor është sulmuar nga një tufë e qenve endacakë dhe për ti shpëtuar sulmit dhe lëndimit ka qenë i detyruar të   përdorë  armën  zyrtare, me ç’rast  kishte  shkrepur   një plumb. Nga  shkrepja  e armës nuk është rrezikuar  askush . Në  vendin  e ngjarjes  është  gjetur një gëzhojë.. Lidhur  me  rastin  është njoftuar  prokurori  kujdestar  si dhe IPK”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika