Përfaqësuesja e Serbisë për fjalimin e Ramës: Jam e shokuar, nuk kam përjetuar asnjëherë një gjë të tillë

Përfaqësuesja e Serbisë, në Këshillin e Evropës, ka thënë se nuk ka përjetuar asnjëherë një gjë të tillë sikurse fjalimi i Edi Ramës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe përfaqësuesja e Serbisë, Elvira Kovaq





Fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, para anëtarëve të Këshillit të Evropës, të mërkurën ka ngjallur reagime të ndryshme. Në Kosovë, ai u mirëprit, por fjalimi i tij nuk u pëlqye nga të gjithë.

Përfaqësuesja e Serbisë, në KiE, Elvira Kovaq, menjëherë pas fjalës së kryeminsitrit të Shqipërisë, tha se asnjëherë nuk ka përjetuar një gjë të tillë.

Kovaq, fjalimin e Ramës e cilësoi si ofendim për të gjithë anëtarët e KiE-së, duke thënë se raportin e Dick Marty-t, e ka miratuar Këshilli i Evropës dhe jo Serbia e asnjë shtet tjetër në veçanti.

“Në emër të grupit, jam e tronditur, kjo ishte mungesë respekti ndaj kësaj organizate. Raporti që ju përmendët ishte raport jo nga Serbia apo Rusia, por raport i kësaj organizate dhe ju treguat mungesë të respektit, ishte miratuar nga shumica dërrmuese. Ndjesë kolegë, e di që ramë dakord të ju pyesja për Ballkanin e Hapur, por është e pamundur pas fjalimit tuaj prej një ore, jo për Shqipërinë apo për vlerat e Këshillit të Evropës, por për diçka tjetër. Më falni, jam këtu që 15 vjet dhe kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë”, deklaroi ajo.

Për Gjykatën Speciale, në Këshillin e Evropës, të mërkurën ka folur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen të paraburgosur në Hagë, janë aty për shkak të lajmeve të rreme. Rama e përmendi librin e ish-prokurores Carla Del Ponte, në të cilin sipas tij u akuzuan pa të drejtë për trafikim organesh krerët e UÇK-së.

Kryeministri i Shqipërisë po ashtu pati kritika edhe për Këshillin e Evropës, për miratimin e një raporti të tillë, i cili sipas tij është krejtësisht i paargumentuar.

Tutje, për librin e Carla Del Ponte-s, Rama tha se në atë kohë e kishte marrë vëmendjen e njerëzve të presidentit rus, Vladimir Putin. Rama përmendi ish-kryesuesin e delegacionit rus, Konstatin Kosaqev, i cili nën direktivat e Putin-it e kishte paraqitur një mocion apo raport me titull “Trajtim çnjerëzor i njerëzve dhe trafikim i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë”. Sipas Ramës, krejtësisht i mbushur me propaganda dhe pa asnjë fakt.





Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika