Përfshihet nga zjarri objekti i Gjykatës në Kaçanik, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Policia në Ferizaj ka njoftuar se Objekti i Gjykatës Themelore në Kaçanik është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Nga hetimet e para dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme nga tre persona

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Objekti i Gjykatës Themelore në Kaçanik është përfshirë nga flakët mëngjesin e së mërkurës.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka bërë të ditur Kanun Veseli nga Policia e rajonit të Ferizajt.

Ai ka theksuar se po dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme nga 3 persona.

Si pasojë e këtij incidenti nga zjarri janë dëmtuar dy zyre të kësaj gjykate.

“Ju njoftojmë se me datën 13.03.2024 rreth orës 03:55 kemi pranuar një informatë se në Objektin e Gjykatës Themelore- dega në Kaçanik, ishte një zjarrvënie. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të zjarrfikësve, të cilët rreth orës 04:40 kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin. Si pasojë e këtij incidenti nga zjarri janë dëmtuar dy zyre të kësaj gjykate”, ka thënë Veseli.

Më tutje, ai ka thënë se hetuesit policorë janë duke grumbulluar informacione në terren në zbardhjen sa më shpejt të këtij rasti.

“Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat e stacionit të Kaçanikut e më pas edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonalë nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët nën autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet intensive. Nga hetimet e para dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie nga 3 persona të panjohur, e që hetuesit policorë janë duke grumbulluar informacione në terren në zbardhjen sa më shpejt të këtij rasti”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika