Përfundon dëshmia e James Rubin, nis dëshminë ish këshilltari ligjor

Privilegj e ka vlerësuar dëshminë e tij në Hagë James Rubin, ish ndihmës sekretari i amerikan i shtetit. Dëshmia e tij ka zgjatur 3 ditë, derisa edhe sot ka përsëritur se UÇK-ja nuk kishte njësi, nuk kishte bataljone apo brigada. Pas tij dëshminë e ka nisur një tjetër amerikan, që ishte i afërt me delegacionin shqiptar në Rambuje

James Rubin, dëshmitari që ktheu vemendjen e të gjithëve kah Dhomat e Specialiuzara për Kosovën ka përfunduar dëshminë e tij, në procesin gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Në ditën e tretë të dëshmisë së tij, ish ndihmës sekretari amerikan i shtetit ka folur për komunikatat e UÇK-së.

“Kam lexuar komunikata por i kam parë më shumë si përpjekje për ta bërë UÇK-në më të rëndësishme se që ishte, ishin manipulime…”, ka thënë James Rubin – Dëshmitar.

Ai tutje ka folur edhe për rolin e Adem Demaçit, duke e vlerësuar si person të rëndësishëm.

“Dje më bëtë shumë pyetje për z. Demaçi dhe unë nuk u përgjigja për diçka të rëndësishme. Ky ishte një person me status në lëvizjen e tyre – është ekuivalenti i Nelson Mandelës madje, që ishte burgosur për shumë e shumë vite dhe kishte pushtet moral të jashtëzakonshëm ndaj lëvizjes për çlirim”, ka thënë James Rubin – Dëshmitar.

Në përfundim të dëshmisë së tij, që u komentua shumë e u vlerësua si historike, ai tha se ka qenë privilegj për të, prezenca e tij në Hagë.

Pas tij, në gjykatore ka arritur një amerikan tjetër. Paul Williams i cili ka qenë i angazhuar si këshilltar ligjor i delegacionit kosovar në proceset e Rambujesë për statusin përfundimtar të Kosovës.

Ai ka thënë se gjatë negociatave të Rambujese, nuk kishte narrative se UÇK-ja kishte kryer krime.

“Siç e dini negociatat e Rambujesë ndodhën pas masakrës së Reçakut, edhe të gjitha masakrave të kryeja nga MUP-i jugosllav i qeverisë serbe në Kosovë, personat që merreshin me drejtësinë ndërkombëtare dhe me këtë çështje ishin të përqendruar që të shmangnin që të ndodhte në Kosovë ajo çka kishte ndodhur ne Bosnjë dhe ajo që ishte përpjekur të bënte Serbia në Kroaci. Nuk kishte një narrativ të vazhdueshme të krimeve të kryera nga shqiptarët e Kosovës, nga UÇK-ja apo nga aktorë të tjerë jo shtetërore të armatosur në Kosovë”, ka thënë Paul Williams- Deshmitar.

Pas përfundimit të paraqitjes së provave nga ana e prokurorisë, nga kjo e hënë ekipet mbrojtëse kanë nisur paraqitjen e provave të tyre, duke hyrë në fazën përfundimtare të procesit të gjykimit, që nisi në vitin 2023.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika