Përfundon misioni i ushtarëve nga Shqipëria në Kosovë

Kontingjenti i dytë me 30 ushtarë në Kosovë për t’i shërbyer paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të misionit të NATO-s ka përfunduar të premten e 26 gushtit

Foto e postuar në llogarinë e KFOR-it në Facebook

Të premten e 26 gushtit, KFOR-i ka njoftuar se është mbajtur ceremonia e Paradës së Medaljeve dhe Transferimit të Autoritetit të Shqiptarit në Camp Villaggio Italia.

KFOR-i njofton se komandanti i RC-W ka shprehur kënaqësinë e tij, për 30 ushtarët e kontingjentit të parë shqiptar që morën pjesë në Zonën Perëndimore të Kosovës, për punën e bërë, dhe dëshiroi kthim të mbarë në familjet e tyre.

Ceremoninë ka kryesuar Komandanti i RC-W, Kolonel Ivano Marotta, thuhet në postimin e KFOR-it.

Ndërsa, të pranishëm ishin edhe e moshuara e Kontingjentit Shqiptar, Kolonel Razije Mehmeti, atasheu ushtarak kolonel Altin Kurti dhe zëvendëskomandantja e RC-W LTC, Flora Dako.

Shqipëria dërgon një kontigjent tjetër prej 30 ushtarësh në Kosovë

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika