Një përleshje e rëndë ka ndodhur në Lipjan, ku katër persona kanë mbetur të lënduar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, katër të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar katër viktima, po ashtu meshkuj kosovarë. Gjatë konfliktit është përdorur edhe një mjet i mprehtë (thikë).
“Si pasojë e përleshjes fizike viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Tre prej tyre pas trajtimit janë liruar, ndërsa njëri ka vazhduar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë.
Katër të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.