Përleshje në Kaçanik, arrestohen katër persona

Policia e Kosovës ka njoftuar për një përleshje të ndodhur në Kaçanik, të martën e 29 nëntorit, si pasojë e së cilës, janë identifikuar shtatë persona, katër prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje





Katër persona janë arrestuar në komunën e Kaçanikut, të martën e 29 nëntorit, pas një përleshjeje që kishte ndodhur në rrugën “Ismail Raka”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente të Kaçanikut, për shkak të lëndimeve trupore që ka pësuar nga përleshja.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, thuhet se lidhur me rastin janë identifikuar shtatë persona, ku katër nga ta, janë dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se viktima, mashkull kosovar, kishte kërkuar tretman mjekësor për shkak se ishte therur me thikë në shpinë nga dy të dyshuar, të cilët, janë larguar nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin janë identifikuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë. Katër prej të dyshuarve janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, brenda 24-orëve të fundit, policia ka arrestuar, gjithsej, 23 persona.

Ndërkaq, 18 persona janë dërguar në mbajtje.





Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika