“Përpjekjet për të sjellë rastet në gjykatë ishin pothuajse të pamundura”, prokurori Smith flet për herë të parë për procesin në Hagë

Jack Smith, ish-prokurori i Prokurorisë Speciale të Hagës që ngriti aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka folur për procesin gjyqësor në Hagë.

Smith ka thënë se rastet e tilla të mëdha, të marrin vite për t’u ndjekur penalisht.

Ai ka folur për praninë e kamerave në gjykatë, duke thënë se kur ndodhur kjo dëshmitarët mund të sillen ndryshe.

“Rasti i fundit që e kisha në Dhomat e specializuara të Kosovës. Këto raste të krimeve të luftës në Kosovë, përpjekjet për të sjellë rastet në gjykatë ishin pothuajse të pamundura për shkak të kërcënimeve ndaj dëshmitarëve. Një nga këto raste është duke vazhduar,  këto raste ishin në live-stream, por identiteti i disa dëshmitarëve ishte plotësisht “i bllokuar”. Unë e dua transparencën, nuk më pëlqen kjo, por nuk mund të vë jetët e dëshmitarëve në rrezik”, ka thënë ndër të tjera ai në një intervistë, transmeton Reporteri.net

Smith e ka ngritur aktakuzën ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat i kanë hedhur poshtë të katërtit.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika