Përurohet Kolegji Europian në Tiranë, Rama: BE-ja, burimi më i thellë i dijes

Pas samitit të Procesit të Berlinit, të hënën u përurua edhe Kolegji Europian në Tiranë

Në ambientet pranë Piramidës pas samitit të Procesit të Berlinit u përurua edhe Kolegji Europian në Tiranë.

Rektorja, Federica Mogherini u shpreh se aktiviteti i kolegjit do të nisë vitin e ardhshëm.

“Po e përurojmë sot në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit këtu në Tiranën e bukur në këtë vendndodhje të mrekullueshme, zyrën e parë të kolegjit të Europës këtu në Tiranë që do të udhëheqë rrugën për ngritjen e degës sonë që do të nisë aktivitetet shtatorin e ardhshëm 2024-2025”, tha Mogherini.

Ajo u shpreh krenare për këtë arritje.

“Pas kësaj zyre do të kemi rezidencën për studentët, klasat dhe objektin për të nisur mësimdhënien vitin e ardhshëm”, u shpreh ajo.

Sipas Mogherini-t kolegji do të sjellë studentë nga i gjithë rajoni, ndërsa theksoi se diploma do të jetë e akredituar nga autoritetet holandeze.

Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e quajti “të mahnitshme” hapjen e këtij kolegji.

Ai ka falënderuar të gjithë liderët e BE-së që ishin të pranishëm duke thënë se “BE-ja është bekim i madh për të gjitha vendet tona, burimi më i thellë i dijes se si të ndërtohen institucionet, janë institucionet ato që bëjnë dallimin”.

“Dua të falënderoj të gjithë me zemër, të gjithë ata nga BE-ja që janë këtu sepse vetëm prania juaj fizikisht, shpenzimi i gjithë kësaj dite me ne është dhuratë që ne shqiptarët e çmojmë shumë sepse u izoluam nga bota për shekuj të tërë, nuk patëm mundësi të zgjedhim se me kë duam të ishim”, ka thënë Rama.

Ndryshe, të hënën u mbajt samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë.

Kjo është hera e parë që një takim i procesit të Berlinit organizohet jashtë kufijve të BE-së.

Hapja zyrtare e samitit u bë me fjalimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, shefes së KE-së, Ursula von der Leyen, dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika